Rusia dhe India në prag të marrëveshjes për furnizimet e uraniumit në Tamil Nadu

Rusia dhe India kanë të ngjarë të arrijnë një marrëveshje për furnizimet afatgjata të uraniumit për një termocentral bërthamor që do të nisë operimin në shtetin Indian të Tamil Nadu.

Kryeministri indian, Narendra Modi, mbërriti këtë të hënë për një vizitë dyditore në Rusi, dhe vizita e tij pritet të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak mes dy vendeve.

Bashkëpunimi në sferën bërthamore civile nuk preket nga regjimi i sanksioneve të SHBA-së kundër Rusisë.

Çmimi i uraniumit në tregjet botërore është trefishuar që nga fundi i vitit 2020, dhe tregjet parashikohen të jenë “të shtrënguara” deri në vitin 2029.

Prodhimi global i energjisë bërthamore parashikohet të arrijë një maksimum historik në vitin 2025, pasi gjithnjë e më shumë vende drejtohen kah kjo teknologji për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, sipas një parashikimi të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) nga janari i këtij viti.

Agjencia gjithashtu theksoi rëndësinë e madhe të Rusisë dhe Kinës në këtë sektor, pasi dy vendet ofrojnë teknologjinë për 70% të reaktorëve që aktualisht po ndërtohen në nivel global.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share