Rusia bllokon marrëveshjen e eksportit të grurit ukrainas

Grain is placed on Ukrainian and Russian flags in this picture illustration taken May 9, 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Inspektorët rusë refuzojnë inspektimin e anijeve, Moska presion për heqjen e sanksioneve

 Ukraina akuzoi Rusisë se ka përjashtuar portin ukrainas Pivdeni nga marrëveshja tregtare që synon lehtësimin e eksporteve të sigurta të grurit në rajonin e Detit të Zi.

Në marrëveshje përfshihen portet ukrainase Odesa, Çornomorsk dhe Pivdeni. Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me mungesën e anijeve në portin Pivdeni që nga 2 maji.

Zyrtarët ukrainas akuzuan Rusinë për një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes, duke vënë në dukje se inspektorët rusë kishin refuzuar të inspektonin anijet e destinuara për në Pivdeni që nga 29 prilli.

Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se 30 milion ton produkte ushqimore janë eksportuar deri më tani sipas marrëveshjes së Detit të Zi.

Pivdeni është porti më i madh i përfshirë në marrëveshje ku ruhen rreth 1.5 milion ton artikuj ushqimorë për eksport për të ardhmen.

SHBA e ka përshkruar këtë veprim si një shkelje të qartë të marrëveshjes së grurit dhe i bëri thirrje Moskës që të ndalojë mbajtjen peng të furnizimeve globale ushqimore.

Nga ana tjetër Moska po ushtron presion për heqjen e sanksioneve ndaj plehrave kimikë pasi brenda vendit gjendja ekonomike eshte perkeqesuar.

Ndërsa eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave nuk i nënshtrohen sanksioneve perëndimore, Moska thotë se kufizimet në pagesa, logjistikë dhe sigurime kanë arritur në një pengesë për dërgesat.

Zyrtarët rusë shprehen se sanksionet kanë pasur një efekt shkatërrues dhe vendi ka humbur shumë tregje të rëndësishme.

Marrëveshja e grurit  lejon edhe eksportin e amoniakut rus, të cilin Rusia e transporton në portin ukrainas Pivdeni.

Kievi ka deklaruar se do të lejojë eksportin e amoniakut rus që të kalojë tranzit në territorin e tij, nëse marrëveshja e drithërave të Detit të Zi zgjerohet për të përfshirë më shumë porte ukrainase dhe një gamë më të gjerë mallrash./KlanNews

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share