Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Rusia është e gatshme të japë të gjithë ndihmën e mundshme për të lehtësuar vuajtjet e civilëve të Gazës dhe për të ndihmuar në depërshkallëzimin e konfliktit.
Moska thotë se një mision ndërkombëtar monitorues duhet të shkojë në Gaza për të monitoruar situatën humanitare.
“Vladimir Putin ripohoi qëndrimin parimor të refuzimit dhe dënimit të terrorizmit në të gjitha format e tij”, tha Kremlini në një deklaratë.
“Në të njëjtën kohë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që kundërshtimi i kërcënimeve terroriste të mos çojë në pasoja kaq të rënda për popullatën civile”, u tha ndër të tjera në deklaratë.
Rusia mbështeti një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim në Gaza që u vu veto nga Shtetet e Bashkuara të premten, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.