Rusi: McDonald’s-i bëhet “E shijshme dhe Pikë”

850 FILIALET TANI ME EMËR DHE PRONAR TË RI

Në Rusi, MekDonaldsi shkon në histori. Pas marrjes nga një sipërmarrës rus, rreth 850 filiale të ish-zinxhirit amerikan të ushqimit të shpejtë, tani kanë emër të ri “E Shijshme dhe pikë”. 15 filialet e para janë hapur në Moskë, me personale të njëjtë dhe ushqime gati të njëjta. Por, në menynë e re nuk janë disa nga hamburgerët dhe desertët e njohur të Mekdonaldsit.

Pas 30 viteve, në Mars, Mekdonaldsi përkohësisht mbylli restoranet e saj në Rusi si reagim I invazionit rus në Ukrainë, kurse më vonë bashkë me shumë kompani ndërkombëtare, tërësisht të tërhiqet.

Pronari I ri I zinxhirit rus për ushqim të shpejtë është Aleksandaer Govor, I cili araprakisht ka udhëhequr me 25 filiale të Mekdonaldsit në Sibir.

Për shumë rusë, Mekdonaldsi ka një rëndësi historike. Ardhja e gjigandit amerikan për ushqim të shpejtë para tri dekadave, ishte symbol i përmirësimit të raporteve Lindje – Perëndim, kurse tani mbyllja paraqet symbol të përkeqësimit të fronteve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share