Ministria Ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka rrëzuar një dron të Ukrainës në hapësirën ajrore mbi qendrën e Moskës, 4 kilometra në perëndim të Kremlinit, ku e ka selinë edhe presidenti i vendit.
Pjesë të fluturakes pa pilot ranë pranë një qendre panairesh në kryeqytet, rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa nuk është raportuar për dëme në njerëz.
Megjithatë, autoritetet ruse ndaluan menjëherë të gjitha fluturimet nga katër aeroportet e Moskës.
Ministria e Mbrojtjes e ka quajtur këtë incident si “një sulm tjetër terrorist nga regjimi i Kievit”.