Rusët godasin magazinat e grurit pranë kufirit rumun

Asgjësohen mijëra ton drithëra

Këto janë pasojat e shkatërrimeve të një sulmi që rusët kryen ndaj disa magazinave të grurit në përgjatë lumit Danub në rajonin ukrainas të Odesës.

Magazinat ndodhen fare afër vijës kufitare me Rumaninë, një vend anëtar i NATO-s, por rusët nuk morën aspak parasysh rrezikun që raketat mund të shkelnin ato territore. Sulmet u kryen me dronë. Në magazina ruheshin mijëra tonë grurë dhe misër, të destinuara për eksport.

Në më pak se një javë, sulmet ruse në Odesë kanë asgjësuar mbi 60 mijë ton drithëra, duke rritur me 8% çmimin e grurit në tregjet globale.

Sulmet ruse ndaj magazinave të drithit nisën pas skadimit të marrëveshjes së Korrikut të vitit të kaluar që u ndërmjetësua nga Turqia. Moska tha se marrëveshja duhet diskutuar sërish pasi nuk janë përmbushur kërkesat e Rusisë për garantimin edhe të eksporteve të drithit rus ashtu si ukrainas.

Presidenti Volodimir Zelenski kërkoi ndihmën e NATO-s, ndërsa Ankaraja që po përpiqet të riorganizojë një samit, tha se pa Rusinë nuk mund të ketë marrëveshje gruri.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share