Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka arrestuar një person të dyshuar për tradhti, njoftoi të martën agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Ai akuzohet se ka transferuar para për Forcat e Armatosura të Ukrainës, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Burri u arrestua në Khabarovsk, një qytet në juglindje të Rusisë, pasi kishte kryer “transferime të fondeve personale për blerjen e armëve, municioneve dhe uniformave për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, tha FSB, sipas TASS.
Ai përballet me një dënim me burg nga 12 deri në 20 vjet dhe një gjobë shtesë të mundshme deri në 500,000 rubla (rreth 5,500 euro) nëse shpallet fajtor për tradhti.