Rudy Giuliani shpall falimentimin, pasi i kërkohet të paguajë 148 milionë Dollarë për shpifje

Rudy Giuliani shpalli falimentimin, disa ditë pasi u urdhërua të paguante 148 milionë Dollarë si pjesë e një padie për shpifje.

Në kërkesën drejtuar gjykatës federale për falimentimet në Nju Jork, ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut përmend rreth 153 milionë Dollarë borxhe ekzistuese ose të mundshme, përfshirë qindra mijëra Dollarë në detyrime në taksa, para që u detyrohet avokatëve dhe miliona Dollarë që mund t’i duhet të paguajë në procese ligjore kundër tij.

Shifra më e lartë janë 148 milionë Dollarët që ai u urdhërua të paguajë një javë më parë për deklarata të rreme për punonjësit e zgjedhjeve në shtetin e Xhorxhias lidhur me garën presidenciale të vitit 2020.  /VOA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share