Duke komentuar mbajtjen e Kampionatit Botëror të futbollit në një vend arab, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, për emisionin “MundoKlan” është shprehur se “Katar 2022” do të jetë një eksperiencë e re dhe një kampionat mjaft interesant.
“Zhvillohet në një vend ku futbolli nuk është shumë i zhvilluar, futbolli nuk është një sport që ka popullaritet të jashtëzakonshëm, do të zhvillohet në një vend që do të jetë me temperatura të larta, do të jetë një diçka e re, do jetë eksperiencë e re për të gjitha kombëtaret që marrin pjesë, sepse edhe zhvillohet në një periudhë të dimrit, do jetë interesante dhe do mësojmë shumë nga ky kampionat botëror” – ka deklaruar Rudi Vata. /KlanMacedonia/