DERDHJE TË DISA LUMENJVE NË VEND SHKAKTUAN KAOS
Nuk është lum por rrugë magjistrale pikërisht pas tunelit Pletvar që të çon për në Prilep, njofton KlanM.
Ekipet e Qendrës për menaxhim me kriza e policë prej mëngjesit janë në terren thotë pwr KlanM, Drejtori Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov.
Ai shton se situata po ndryshon në minut diku për më mirë diku për më keq.
“Gjërat po ndryshojnë prej minutë në minutë, për mirë dhe për keq. Përshkak reshjeve të mëdha të shiut erdhi deri të derdhja e lumit “Rajaçka Reka” nga shtrati, pas tunelit në Pletvar, në rrugën magjistrale për në Prilep. Në mëngjesin e sotshëm ka rrëshqitje dheu në Kriva Pallankë edhe kjo rrugë është e mbyllur, maqineria është në terren dhe besoj që së shpejti rruga do të jetë e kalueshme” – tha Stojançe Angelov, QMK.
Ai thotë se po rritet niveli i ujit në lumin Vardar e më në rrezik është rajoni i Pollogut.
“Kemi informacion për rritjen e nivelit të ujit të lumit Vardar i cili mund të rrezikojë disa vendbanime, gjëgjësisht shtëpi në rajonin e Pollogut. Por gjithsesi për momentin gjithçka është nën kontrollë. Kërkojmë nga qytetarët të jenë të kujdesshëm në këso raste kur rritet niveli i ujit të lumenjëve” – tha Angelov.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, sic njofton KlanM, njoftoi se në rrugë ka pasur sasi të madhe të ujit në nyjen afër “Motel Drenovës”, ndërsa ka pasur rrëshqitje të dheut dhe rënie guri para tuneleve afër Pletvarit. /KlanMacedonia/