Rruga Tetovë – Prizren | Qeveria e Kosovës kërkon autorizimin nga presidentja Osmani

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i kërkojë presidentes Vjosa Osmani të japë autorizimin për ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.

Këtë vendim, qeveria e ka marrë në mbledhje e sotme elektronike.

Marrëveshja do të nënshkruhet ndërmjet Qeverisë së Kosovës, e përfaqësuar nga MPHI-së dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

Tutje bëhet e ditur se për këtë projekt, qeveria ka siguruar buxhetin përmes ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore për vitin 2024. /Klankosova.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share