Rruga Tetovë-Prizren përplas Zekollin dhe Durmishin! Durmishi: S’ka nevojë për marrëveshje të re

Paralajmroj nënshkrim të marrëveshjes për rrugën Tetovë Prizren dhe më pas reteroi duke u sqaruar zv ministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli. Kjo pasi zv ministri kosovar I mjedisit planifikimit hapsinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi për Klan Maqedoni delaroi se ska nevojë për marrëveshje të re pasiqë zyrtarët e dy vendeve më herët kanë firmosur një kontrat të tillëe.

“Mesiguri është ndonjë keqkuptim procedural për shkak se ne kemi nënshkruar një marrëveshje Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për financimin e hartimit të projektit kryesor të tunelit në rrugën Prizren-Tetovë. Nuk ka nevojë për nënshkrim të marrëveshjes së re por e kemi obligim sipas që ti formojmë grupet e punuese nga pesë persona nga të dya palët të cilat grupe punuese më pastaj do ti ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm deri në hartimin e projektit kryesorë”, deklaroi Durmishi.

Pas kësaj deklarate të Durmishit mbrëmë vonë reagoi zv ministrja Zekolli duke reteruar nga ajo që fillimihstë kishte deklaruar .

”Ne nuk kemi mohuar as nuk mohojmë ekzistencën e një memorandumi mes Ministrisë së Transportit të RMV-së dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës sa i përket rrugës Tetovë-Prizren.
Megjithatë, që nga janari i vitit 2024, asnjë progres konkret nuk është bërë në zhvillimin e këtij projekti të rrugës aq jetike për qytetarët e dy vendeve tona. Në koordinim me Ministrin Liburn Aliu, kemi vendosur që së shpejti të nënshkruajmë një marrëveshje projektimi dhe të krijojmë një grup punues”, ka shkruar Zekolli.

Përveç Durmishit, kundër qëndrimeve të Zekollit ka dalë edhe ish zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, i cili ka rikujtuar momentin e nënshkrimit të marrëveshje mes dy ministrive për projektin në fjalë.

Ndryshe, Marrëveshjen për Rrugën Tetovë- Prizren e kanë nënshkruar Zv/Ministri për Transport Bekim Rexhepi dhe Ministri kosovar, Liburn Aliu. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share