Rruga Tetovë – Prizren: Kurti dërgon ministrin Aliu tek Ali Ahmeti!

RRUGA TETOVË-PRIZREN PROJEKT I RËNDËSISHËM EKONOMIK PËR DY VENDET”

Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, sic u tha, me kërkesë zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Ministrin për Transport të Kosovës, Liburn Aliun, njofton KlanM.

Ahmeti tha se është biseduar për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren duke shtuar se në interesin e dy vendeve është që përmes bisedimeve zyrtare të nxitet bashkëpunimi ekonomik dhe bashkëpunimet tjera.

“Një vëmendje e veçant iu kushtua edhe Rrugës Prizren-Tetovë me lëvërdi të jashtëzakonshme ekonomike për të dyja nga vendet tona sepse rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimi zhvillon ekonomi të përparuar dhe besoj që ekipet Qeveritare të meren aktivisht me këtë çështje që projektimi të përfundoj sa më shpejtë të jetë e mundshme” – tha Ali Ahmeti.

Ministri i Transportit në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu, sic njofton KlanM, konfirmoi se takimi me Ali Ahmetin është realizuar me kërkesë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sic tha, për bashkëpunimin dhe hapat e mëtejshëm për realizimin e rrugës që lidh Tetovën me Prizrenin.

Kjo rrugë ka tashmë studimin e fizibilitetit e cila është realizuar nga Maqedonia e Veriut, jemi në fazën e marrëveshjes financiare për të realizuar dizajnin e tunelit të përbashkët dhe pastaj të kalojmë në fazën e realizimit të plotë të këtij projekti. Dua të përkujtoj se kjo rrugë përvec se lidh Tetovën dhe Prizrenin lidh edhe pjesën e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” në pjesën e Kosovës dhe RMV-së” – deklaroi Liburn Aliu.

Ndryshe, lidhur me ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren, të premten në Vicë të Malësisë së Tetovës, biseduan Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, I cili, sic njofton KlanM, gjatë qëndrimit në Çair të Shkupit dhe në Tetovë nuk takoi krerët shtetëror të Maqedonisë së Veriut e as që u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share