Pesë persona kanë vdekur si pasojë e rrokullisjes së një autobusi në një autostradë pranë qytetit gjerman të Leipzigut.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën A9 dhe është mbyllur në të dy drejtimet.
Pati “viktima të shumta”, shtoi policia, shkruan Skyneës, transmeton Klankosova.tv.
Autobusi u përmbys në autostradën e frekuentuar që lidh Berlinin me Mynihun, edhe pse “rrethanat e sakta të aksidentit nuk dihen ende”, tha Flixbus, operatori i automjetit.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe helikopterët e shpëtimit dhe ambulanca.
Rreth 53 pasagjerë dhe dy shoferë ishin në bordin e autobusit që po udhëtonte nga Berlini në Cyrih.