Kundërzbulimi çek zbuloi se rrjeti synone të ndikonte në zgjedhjet e Parlamentit Europian
Me më pak se tre muaj nga zgjedhjet e Parlamentit Europian, shërbimet e inteligjencës belge dhe çeke kanë shkatërruar një rrjet propagandistik rus që synon të minojë mbështetjen për Bashkimin Europian që përfshin edhe pagesa ndaj anëtarëve të Parlamentit Europian.
Sipas raporteve të mediave çeke, rrjeti dyshohet se synonte politikanë në gjashtë vende: Poloni, Hungari, Gjermani, Francë, Belgjikë dhe Holandë. Mes të tjerash mediat shkruajnë se janë kryer bastisje në kryeqytetin Varshavë dhe qytetin jugor të Tychy dhe qëllimi i rrjetit të spiunazhit ishte të zbatonte objektivat e politikës së jashtme të Kremlinit, duke përfshirë dobësimin e pozitës së Polonisë në skenën botërore, diskreditimin e Ukrainës si dhe imazhin e organeve të BE-së.
Mediat shkruajnë se disa politikanë evropianë që bashkëpunonin me faqen e lajmeve Voice of Europe, paguheshin nga fondet ruse që në disa raste mbulonin edhe fushatën e tyre zgjedhore në BE për 2024.
“Doli në dritë se Rusia u është drejtuar eurodeputetëve, por gjithashtu i ka paguar ata për të promovuar propagandën ruse këtu,” tha kryeministri belg De Croo, gjatë një debati në parlament për ndërhyrjen e huaj, pa përmendur emrat e ligjvënësve.
Ministria e Jashtme çeke njoftoi se kishte sanksionuar oligarkun ukrainas Viktor Medvedchuk dhe Artiom Marchevsky, biznesmenë dhe politikanë të lindur në Ukrainë aleatë të presidentit rus Vladimir Putin. Në njoftimin për shtyp thuhet se Medvedchuk drejtoi një operacion me ndikim rus” në territorin çek duke përdorur faqen e lajmeve Zërin e Evropës.
Kryeministri çek Petr Fiala ka bërë gjithashtu të ditur se operacioni pati një ndikim me pasoja sigurie për Republikën Çeke dhe BE.
“Ky opeacion është në interesin e sigurisë së Republikës Çeke, si dhe kontribuon në mbrojtjen e natyrës demokratike të zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian”, shtoi Ministria e Jashtme Çeke.