“Rritje page për ushtarakët, karta në dispozicion të policëve për ushqimet”, Rama: Kredi me 0 interes për 300 punonjës

U lançua sot nisja e zbatimit të programit të kredive të favorshme për shtëpi, me zero interes, për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ky program ka mundësuar përmes ndryshimeve të posaçme ligjore dhe administruar online në e-albania, duke mundësuar në bashkëpunim me banka të nivelit të dytë kredi të lehtësuara, interesi i të cilave subvencionohet tërësisht nga buxheti i shtetit. Iniciativa e këtij viti për të mbështetur me kredi me zero interes 300 punonjës të rendit, mbrojtjes dhe shëndetësisë do të shtrihet edhe vitin tjetër.

I pranishëm, kryeministri Edi Rama theksoi se policët do pajisen me kartë për blerjen e ushqimeve dhe rrjedhimisht do i marrin më lirë, ndërsa pagat e ushtarakëve do rriten derisa të kapet niveli i vendeve anëtare të NATO-s.

“Përshëndetje të gjithëve dhe më vjen shumë mirë që sot më në fund e materializojmë edhe një tjetër program në funksion të ushtarakëve, të punonjësve të Policisë dhe të mjekëve. Një program themelor për perspektivën e çdo vajze, djali, gruaje, burri në krijimin e familjes apo në nevojën për t’i dhënë një familjeje të re mundësinë e një shtëpie, që jemi të gjithë të vetëdijshëm. Nuk është një mundësi e lehtë për ata që janë më paga të sektorit publik apo edhe te sektorit privat dhe që hyjnë në pagën mesatare të Republikës së Shqipërisë. Mbase ndokujt i ka rënë rasti ta dëgjojë këtë që do ritregoj, por besoj që ia vlen të ritregohet, një episod i jetua përpara pak kohe me një shqiptar i cili kishte mbaruar studimet e lartas në Zvicër, mbaruar shkëlqyeshëm dhe që kishte një ofertë pune nga një organizatë ndërkombëtare në Gjenevë dhe më kërkonte takim me mesazh në mënyrë insistuese dhe më në fund, duke parë të gjithë insistimin dhe njëkohësisht duke e ditur që është një djalë që vërtetë ka shkëlqyer në studimet e tij, gjeta mundësinë ta takoj pak minuta edhe donte të ndante me mua dilemën e tij dhe donte një mendim nga unë, sepse më tha: “Unë mund të filloj punë në një organizate ndërkombëtare edhe do kem një pagë 5000-6000 franga zvicerane, por kështu si kanë ardhur punët në Evropë edhe në Zvicër, është një pagë që me të cilën mund të jetoj normalisht muajin, por në fund të muajit mua s’më mbetet gjë dhe për më tepër, mundësinë që unë të krijoj një familje dhe të blej, të marr një shtëpi e të marr një kredi, e kam shumë të kufizuar me punën dhe pagën që kam. E ndërkohë, jam i tunduar të kthehem në Shqipëri sepse pavarësisht se do të marr një pagë shumë më të ulet në aspektin nominal, përsëri jetën e përmuajshme do ta kem normale dhe do të kem avantazhin e të qenit në vendin tim, me familjen. Sot është në nivelin më të lartë të pagave në rajon nga ushtritë e NATO-s dhe synimi ynë është ta çojmë në mesataren e NATO-s , pra paga për ushtaraket do të vazhdojë të rritet në mënyrë të përvitshme deri sa të mbërrijmë tek mesatarja e NATO-s.

Kryeministri u ndal dhe tek dhënia e kredive të strehimit për të gjithë ata që kanë krijuar familje të reja.

“Ky program i dhënies së kredive për shtëpi për të gjithë ata që kanë familje të reja, me të gjitha interesat e marra përsipër nga shteti, është një program që faktikisht e bën plotësisht te mundur atë që pa këtë program është e pamundur që të marrin një kredi dhe të blejnë një shtëpi. Sot interesat bankare janë mbi 6%. Janë shumë për dikë që ka vetëm një pagë dhe për më tepër nuk është e lehtë për bankat që ta japin këtë kredi duke pasur parasysh perspektivën, ndërsa duke patur këtë kredi me asnjë interes, ndryshon krejtësisht panorama dhe të gjitha llogaritë që Ministria e Financave ka bërë, është shumë e qartë që ky është një program fitues për të gjithë ata që përfshihen në këtë program.

Ne kishim 300 kuota këtë vit. Për hir të vërtetës është hera e parë. Procesi vetë ka pasur disa probleme të natyrës burokratike, çështje dokumentesh, plotësime të parregullta të dokumenteve etj, por është vetëm fillimi. Edhe ne, edhe aplikantët do të mësojnë nga ky moment i parë dhe vitin e ardhshëm ne do të vazhdojmë me dhënien e këtyre kredive. Do të kemi mundësinë që ta zgjerojmë numrin dhe do të ketë mundësi për të gjithë ju në këto kategori, ndërkohë që ne po shohim edhe zgjerimin që të bëheni me shtëpinë tuaj.”/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share