Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë! Bizneset: Rritja do të ndikojë drejtpërdrejt në prodhim dhe konsum

Ankohen bizneset pët rritjen e çmimit të energjisë elektirike në Kosovë. Thonë se rritja do të ndikoj drejtpërsëdrejti në prodhim dhe konsum.

Ndonëse prej datës1 prill do të duhej të hynte në fuqi rritja e cmimit të energjisë elektrike, nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

I kontaktuar nga TV Klan zyrtari për media i ZRRE-së nuk i është përgjigjur telefonatave. Ndërkohë nuk dihet se kur do të mbahet mbledhja e radhës e bordit. E në  mbledhjen të mbajtur më 28 mars nuk ishte shqyrtuar cështja e tarifave pasi priteshin komentet e institucioneve deri në orën 16.

Megjithatë propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike 15 për qind ka ngjallur shqetësim te bizneset në Kosovë.

Sipas tyre kjo barrë e re do të ndikojë drejtpërdrejt në prodhim dhe konsum.

Presidenca në komentet e saj ishte kundër rritjes së tariface të energjisë elektrike e ministria e ekonomisë vlerëson se rritja duhet të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe të shtohet numri i blloqeve të konsumit për konsumin mbi 800 kwh.

Kundër rritjes së tarifave është paraparë një protestë më 5 prill.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share