Rritja e kostos së jetesës po dëmton kompanitë dhe familjet në Eurozonë
Rreziku që vendet e Eurozonës të përballen me një recension ekonomik është rritur.
Sipas ekonomistëve të anketuar nga Bloomberg, rreziku i një recesioni në Eurozonë ka arritur nivelin më të lartë që nga Nëntori i vitit 2020, pasi mungesa e energjisë kërcënon të rrisë inflacionin tashmë në nivele rekord.
Gjermania, ekonomia më e madhe e bllokut dhe një nga më të prekurat ndaj shkurtimeve në furnizimet me gaz natyror rus, ka të ngjarë të ngecë që në fillim të këtij tremujori.
Rritja e kostos së jetesës po dëmton kompanitë dhe familjet e Eurozonës. Kërcënimet e Rusisë për ndërprerje të gazit pritet të përkeqësojë situatën në muajt e fundit të këtij viti. E sikur të mos mjaftonte kjo kriza energjitike po përkeqësohet nga thatësirat e rënda, të cilat kanë çuar në rënien e nivelit të ujit në të gjithë Europën për shkak të temperaturave shumë të larta këtë verë.
Inflacioni pritet të arrijë mesatarisht pothuajse 8% rreth katër herë më shumë se objektivi i Bankës Qendrore Europiane. Megjithatë, ekonomistët parashikojnë që inflacioni të ulet deri në 2024.
Klan News