Përdorimi abuziv në moshat pediatrike ka sjellë ulje të efektivitetit
Antibiotiket për infeksionet pediatrike janë më pak efikasë. Kjo vjen si pasojë e abuzimit në përdorim edhe për infeksionet më të thjeshta, dhe njëkohësisht është rritur shumë rezistenca e baktereve ndaj veprimit të tyre. Përllogaritet që sot, shumë antibiotike të rekomanduar nga OBSH për trajtimin e patologjive tipike të moshës pediatrike, si meningjit, infkesion gjaku, polmoni etj kanë një efikasitet me pak se 50%.
Rezistenca ndaj antibiotikëve është fenomen i përshtatjes se disa mikroorganizmave me ta, ndërkohë që kohë më parë do t’i kishte vrarë apo nuk do kishte lejuar rritjen. Favorizohet natyrisht nga përdorimi i tepruar dhe jo korrekt tek njeriu, por edhe në fushën e veterinarisë, dhe natyrisht rëndohet me shumë në rrethana të ujit të ndotur në shërbimet higjeniko sanitare.
Sipas statistikave, çdo vit 3 mln të porsalindur sëmuren me infekisone në gjak, dhe nga këta 570 mijë humbin jetën. OBSH e konsideron dhe e ka futur në listën e 10 kërcënimeve më të rënda të shëndetit publik, dhe ve theksin tek krijimi i trajtimeve të reja.
Klan News