Rritet numri i aborteve – ulet mosha e vajzave që lindin!

SHTATZANIA ADOLESHENTE

Vetëm 13 vjece ka qenë pacientja më e re, të cilës, vitin e kaluar I është bërë aborti në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup.

Sipas raportit të shërbimeve për Mbrojtje Shëndetësore të Nënave dhe Fëmijëve, gjatë vitit 2021 janë regjistruar 20 foshnja të lindura nga nënat nën 15-vjec si dhe 791 foshnje të lindura nga nëna të moshës 15 – 19 vjec.

Në vitin 2023, Zyra e UNICEF-it në vend, në bashkëpunim me partnerët, nisi formimin e bazës së të dhënave për fëmijët me qëllim të zhvillimit të profilit demografik të popullatës së fëmijëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas bazës së të dhënave tek grupi I adoleshentëve të moshës 15 – 19 vjec, në kuadër të Regjistrimit, 1.000 vajza kanë deklaruar se kanë lindur një apo më shumë fëmijë.

“Shkalla e shtatzanisë së adoleshentëve, të vajazave të moshës 15-19 vjeç, vazhdon të jetë shumë e lartë dhe përfshin 4.2% të lindjeve të përgjithshme. Në nivel vjetor 100 vajza të reja nën 20 vjeç abortojnë. E gjithë kjo mbështet nevojën për vendosjen e arsimit të përgjithshëm seksual” – thone nga Mago.

Në krahasim me vitin 2020, vitin e kaluar ka patur 3.5 herë më shumë aborte në Klinikën e Gjinekologjisë – thonë të dhënat e Asociacionit Maqedonas të Gjinekologëve dhe Opstretikëve – MAGO.

Brenda katër viteve, në këtë Klinikë ka patur 2.626 aborte, kurse shifrat janë në rritje nga viti 2020 deri 2023.

Në vitin 2020 ka patur 324 aborte, në 2021 – 554, në 2022 – 615 kurse vitin e kaluar 1.133.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share