Në Itali, numri i vetëvrasjeve në burgje ka shënuar një rritje të dukshme. Këtë vit, 50 të burgosur kanë kryer vetëvrasje, 16 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shifra e vetëvrasjeve është e habitshme, veçanërisht për gratë, që përbëjnë vetëm 4% të totalit të të burgosurve. Qeveria italiane ka miratuar masa të reja për lehtësimin e mbipopullimit në burgje, duke përfshirë hapjen e ambienteve të hapura për lloje të caktuara të të burgosurve dhe procedura të thjeshtuara për dhënien e lirimit me kusht.
Aktualisht, në burgjet italiane vuajnë dënimin rreth 61 mijë të burgosur, ndërsa kapaciteti zyrtar i institucioneve për zbatimin e sanksioneve me burg është 51 mijë.