Një amerikan që i përket shtresës së mesme duhet të fitojë të paktën 300 mijë dollarë në vit
Rritet ndjeshëm kosto e jetesës në New York. Për të jetuar në qytetin “që nuk fle kurrë” , dhe më të kushtueshmin në SHBA, një amerikan mesatar duhet të të fitojë të paktën 300 mijë $.
Këto janë statistikat e një studimi të kryer nga Smart Asset, shoqëri konsulence për investimet, raport më pas i publikuar në “New York Post”.
Inflacioni është në rritje të vazhdueshme, gjë që ul ndjeshëm fuqine blerëse, dhe 51% e personave që fitojnë më shumë se 100 mijë $ në vit, kanë deklaruar se paga mujore shpenzohet e gjitha. Në detaj, rezultatet tregojnë se një person që fiton 100 mijë $ në New York, ka fuqi blerëse prej vetëm 35.791$, nëse konsiderohen taksat dhe kosto e jetesës.
Dhe gjithçka varet shumë nga taksat lokale, të cilat vlerësohen shumë të larta, vecanërisht në New York, në gjithë Kaliforninë dhe Hawai. Ndërsa në Memphis, Tenesse dhe Texas fuqia mblerëse në një pagë prej 100 mijë$ është 80 mijë, pra duke shënuar një diferencë mjaft të madhe.
Klan News