53% e republikanëve pro rikandidimit si president
Donald Trampit po i shndërrohet çdo gjë në favor, edhe 2 akuzat penale dhe 1 civile që e kanë bërë atë të parin president apo ish-president në historinë e Shteteve të Bashkuara që shkon para gjykatës.
Ky sondazh, të cilit i referohet media britanike “BBC” tregon se që pas nisjes së proceseve gjyqsore mbështetja mes elektoratit republikan për Donald Trampin ka fluturuar. 53% e të pyeturve mbështesin ish-presidentin për të qenë kandidat i tyre për një mandat të dytë presidencial në zgjedhjet e 2024-ës.
Guvernatori i Floridas Ron de Santis që renditet i dyti, ka një mbështetje 3 herë më të ulët, 16%. Të tjerët që mbeten në listën me 14 emra, përfshirë ish-zëvendësin e Trampit, Majk Pens nuk gëzojnë më shumë se 6% mbështetje, madje gjysma e tyre as 1%.
Analistët thonë se janë pikërisht këto procese që kanë ushqyer rritjen e mbështetjes për Trampin, pasi perceptimi mes republikanëve është se akuzat e ngritura nga prokurorët janë të motivuara politikisht.
Tv Klan