Moska paralajmëron goditjen e anijeve te eksportit nga Ukraina
Çmimet e drithërave pësuan një rritje të fortë këtë të enjte, pasi Rusia paralajmëroi se do të godasë anijet që eksportojnë grurin ukrainas, duke i shënjestruar si mjete ushtarake. Çmimi i grurit pësoi rritje me 8.2% orët e fundit në tregjet europiane, ndërsa ai i misrit 5.4%. Në nivelin më të lartë që prej nisjes së luftës ruse në Ukrainë ishte rritja në tregjet e Shteteve të Bashkuara të çmimit të grurit, 8.5%.
Dhe që pas skadimit të marrëveshjes, ushtria ruse ka kryer sulme të shumta në Odesë, portin kryesor të eksportit të grurit ukrainas në Detin e Zi. Kremlini thotë se ndërmjetësuesit e marrëveshjes nuk kanë përmbushur kushtet ruse, që mundësojnë eksportin edhe të drithërave nga Rusia. Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan tha se në Gusht do të ulet sërish për të ndërmjetësuar një marrëveshje të re.
Tv Klan