Mbi 50 azilkërkues janë infektuar, ndërsa 1 person humbi jetën, mendohet se ata kishin simptoma para se të mbërrinin në Britani
Numri i rasteve me sëmundjen e difterisë në kampet e zilkërkuesve në Britaninë e Madhe është rritur me më shumë se 50 persona të prekur.
BBC raporton se një emigrant që kishte hyrë në Britani më 6 Nëntor kishte humbur jetën në kampin Manston në Kent. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë të ditur se nuk dihet sesi azilkërkuesit janë infektuar me difterinë. Sipas autoriteteve shëndetësore, rastet janë rritur në mesin e azilkërkuesve në të gjithë Evropën dhe disa njerëz raportuan simptoma përpara se të mbërrinin në Britani.
Sidoqoftë, periudha e inkubacionit për sëmundjen është nga dy deri në pesë ditë, me një maksimum prej 10 ditësh. Difteria është një infeksion shumë ngjitës që prek hundën, fytin dhe ndonjëherë shkakton ulçera në lëkurë. Ajo përhapet nga kolla dhe teshtitja ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me dikë që është i infektuar dhe në raste të rënda mund të jetë fatale. Gjithashtu personat mund të infektohen edhe nëse konsumojnë nga gotat e njëri-tjetrit, nga veshjet etj.
Në vitin 2021, sipas të dhënave të qeverisë kishte tre të të njëjtit lloj. Foshnjat dhe fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar janë vaksinuar kundër difterisë, që do të thotë se rastet janë të rralla. Megjithatë, infeksioni është potencialisht i rrezikshëm për emigrantët që vijnë nga vende të varfra.
Zyrtarët shëndetësorë kanë këshilluar që vaksinat dhe antibiotikët t’u ofrohen njerëzve pas mbërritjes dhe të identifikohen kontaktet e ngushta. Autoritetet policore dhe ato shëndetësore larguan emigrantën nga qendra Manston në fillim të këtij muaji pas raportimeve për mbipopullim dhe shpërthime sëmundjesh. Sunday Times raporton se sëmundja mund të vendosë gjithashtu në rrezik edhe punonjësit e hoteleve ku strehohen një numër i konsiderueshëm emigrantësh. Mbi Zyrën e Brendshme janë ngritur akuza për një mungesë koordinimi që e ka bërë situatën shumë më keq sesa mund të ishte.
Klan News