Çmimet e shërbimeve hotelerike në maj në krahasim me prillin e këtij viti janë rritur për 0,2 për qind, ndërsa krahasuar me majin e vitit të kaluar për 9,7 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritja në maj në krahasim me prillin e këtij viti është shënuar në grupet e ushqimit për 0,3 për qind dhe pijet alkoolike për 0,1 për qind.
Çmimet e shërbimeve hotelerike për periudhën janar-maj të vitit 2022, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, janë rritur për 7 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar rritja është për 5,3 për qind.