BEKTESHI NË FB: RMV ME ÇMIME MË TË LIRA NË RAJON!
Rriten çmimet e ushqimit në nivel botëror. Indeksi global i çmimeve është për 20% më i lartë se rekordi i marsit të vitit të kaluar, menjëherë pas invazionit rus në Ukrainë, njofton KlanM.
Indeksi global i çmimeve të ushqimit në Prill, për herë të parë në vitet e fundit, është rritur për 20% nga niveli I rekordit të Marsit të vitit 2022, pas agresionit rus në Ukrainë.
Rritja globale e produkteve ushqimore, siç njofton KlanM, duket se nuk ka shqetësuar Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshin. Ai përmes një postimi në Facebook thotë se “masat japin rezultatin e duhur” kurse vendi ynë ka çmime më të lira në rajon.
Ai bën thirrje që të krahasohet cmimet e rajonit me ato të vendit.
Sipas tij, Çmimet në rajon sot janë Buka – 45+ den, Pasta DIVELLA – 60+ den, Qumësht ALPSKO – 125+ den Mollët – 75+ den dhe domatet -110 den.
Ministri Bekteshi aludon për vendimin qeveritar për “ngrirjen” e cmimeve të disa produkteve ushqimore, në mesin e të cilëve, edhe produktet e apostrofuara më lart.
Indeks i FAO-s, Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të OKB-së, që ndjek cmimet e prodhimeve më të tregtuara ushqimore në botë, muajin e kaluar mesatarisht ishte 127.2 pikë, kundrejt 126.5 gjatë Marsit.
Rritja e Prillit, siç njofton KlanM, ka të bëjë me cmime më të larta të sheqerit, vajit dhe orizit, që ka lënë nën hije rënien e indeksit të drithërave, prodhimeve të qumështit dhe vajit të bimëve.
Në raportin special për ofertat dhe kërkesat e kulturave të drithërave, siç përcjell KlanM, FAO vlerëson se këtë vit, prodhimi botëror i grurit do të jetë 785 milion ton, pak nën nivelin e vitit të kaluar./KlanMacedonia/