Rrëzohet padia e Donald Trump kundër CNN

Ish-presidenti amerikan akuzoi rrjetin televiziv për shpifje

Një gjykatës federal në SHBA ka rrëzuar padinë e ish-Presidentit amerikan Donald Trump kundër rrjetit televiziv CNN.

Trump sulmoi CNN për përdorimin e frazës “Gënjeshtra e madhe” që televizioni përdori për t’iu referuar pretendimeve të tij se Joe Biden vodhi fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Në padinë e ngritur ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendon se rrjeti televiziv po përpiqej të njolloste imazhin e tij duke e krahasuar me Adolf Hitlerin.

Gjykatësi Raag Singhal, i cili u emërua në detyrë nga vetë Trump, hodhi poshtë padinë, duke theksuar se deklaratat e CNN nuk ishin shpifëse sepse shprehnin këndvështrimin e rrjetit televiziv.

Padia është një nga shumë të tjera që Trump ka ngritur kundër mediave, përfshirë CNN, The Neë York Times dhe The Ëashington Post, i cili nuk pajtohet me mbulimin mediatik gjatë presidencës së tij dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share