Një avion i vogël u rrëzua në Kilin jugor mbrëmjen e së premtes, ku si pasojë mbetën të vdekur shtatë persona, bëjnë me dije autoritetet e aviacionit civil të vendit.
“Piloti dhe gjashtë pasagjerët e tij” vdiqën, tha në një deklaratë Drejtoria e Përgjithshme e Aeronautikës Civile (DGAC), pa specifikuar shkakun e rrëzimit, raporton Barron’s, transmeton Klankosova.tv.
Delegati presidencial për rajonin, Rodrigo Araya, u tha gazetarëve se kishte udhëzuar prokurorinë dhe Shërbimin Mjekësor Ligjor për të nisur një hetim për incidentin.
Nuk dihet se kur do të nxirren trupat e viktimave, për shkak të kushteve të vështira atmosferike në zonën malore.