20 të tjerë janë plagosur, të paqarta shkaqet e aksidentit tragjik
Të paktën tre marinsa amerikanë kanë humbur jetën dhe 20 janë plagosur pasi një helikopter u rrëzua gjatë stërvitjeve ushtarake në Australi.
Nga të plagosurit 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa të gjithë të lënduarve po u jepet ndihma mjekësore.
Kryeministri i Australisë Anthony Albanese e cilësoi ngjarjen tragjike ndërsa theksoi se personeli australian nuk ishte i përfshirë në aksident.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa autoritet kanë hapur edhe një hetim për ngjarjen e rëndë.
Dy avionë amerikanë të Marinës Osprey fluturuan drejt ishujve Tiëi si pjesë e manovrave ushtarake “Predators Run” ku marrin pjesë 2 500 ushtarë nga Australia, SHBA, Indonezia, Filipinet dhe Timori Lindor.
Klan News