Rrëzohet dhe i bie kali përsipër, vdes në vend 62-vjeçari në Maliq

Një ngjarje sa e rëndë aq edhe tragjike ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Gjyras të Maliqit. Një 62-vjeçar nuk jeton më si pasojë e një aksidenti të ndodhur teksa kishte shkuar për të prerë dru në mal.

Gazetarja Daniela Zisi raporton se viktima ishte rrugës kur u rrëzua bashkë me kalin për shkak të terrenit të vështirë.

Në këtë moment, kafsha i ra përsipër duke e lënë të vdekur në vend. Ishin banorë të zonës që e gjetën trupin e pajetë të 62-vjeçarit dhe lajmëruan menjëherë policinë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share