Rrëzohet avioni në Moskë, BBC: Vdes shefi i Wagner Prigozhin!

Një avion është rrëzuar në Moskë! Mediat e huaja shkruajnë se për pasojë kanë humbur jetën 10 persona, mes tyre shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.

BBC shkruan po ashtu se aksidenti ajror ndodhi në veri të Moskës në rajonin Tver dhe bëhet fjalë për një avion privat. Mësohet po ashtu se avioni po udhëetonte nga Moska për në Shën Petersburg, konfirmon TASS.

Jo më larg se dje, 62 vjeçari publikoi një video ku shihej me një pushkë në dorë duke konfirmuar se ndodhej në një zone të Afrikës.

“Jemi duke punuar. Temperatura është 50 gradë Celsius, ashtu siç e duam edhe ne. Ëagner po kryen aksione zbulimi dhe njohjeje të terrenit, për ta bërë Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën, më të lirë”, tha ai në mesazhin e tij.

Ky videomesazh ishte surprizë për të gjithë pasi thuhej se shefi i grupit famëkeq të mercenarëve po strehohej në Bjellorusi pas 24 Korrikut, datë kur ai tentoi të marshojë drejt Moskës bashkë me forcat e tij.

Paraprakisht mediat e huaja shkruajnë se avioni me 10 persona në bord është rrëzuar nga forcat ruse./tvklan.al

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share