6 të vdekur, nuk dihen shkaqet e aksidentit ajror
Gjashtë persona në bordin e një avioni të vogël biznesi Cessna C550 humbën jetën rreth orës 4:15 të mëngjesit me orën lokale në Franch Valley në Riversë, rreth 137 km në jug të Los Anxhelosit.
Avioni u rrëzua 500 metra larg pistës në aeroportin e vogël, pasi iu desh të bënte një ulje emergjence, për shkak të kushteve jo të mira. Mjeti fluturues privat ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas, drejt Kalifornisë, kur u detyrua të bëntë uljen e menjëhershme.
Përplasja shkaktoi një zjarr flakët e të cilit u shtrinë në një perimetër prej një hektar, duke shkrumbuar bimësinë e zonës përreth.
Për autoritetet mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit, ndërkohë që po hetohen të gjitha pistat që cuan në këtë aksident që u kushtoi jetën 6 pasagjerëve.
Tv Klan