Piloti i një aeroplani të vogël ka gjetur vdekjen sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë sapo mjeti fluturues u ngrit në ajer nga nje aeroport pranë Beogradit.
Ky aeroport në Zemun Polje ndodhet 10 kilometra në perëndim të qendrës së kryeqytetit serb.
Përfaqësuesi i Qendrës Kërkimore për Aksidentet e Trafikut, Nebojsha Petroviç, ka thënë se aeroplani i vogël që u rrëzua afër Beogradit ishte ngritur nga Aeroporti “13 Maji” në Zemun Polje.
Aeroplani ishte i regjistruar në Drejtorinë e Aviacionit Civil të Beogradit.
Klan News