Rrëzohet aeroplani – disa viktima në Florida

Disa njerëz u vranë kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një park kampimi në Florida. Aksidenti, siç përcjell tvklan.mk, ka ndodhur mbrëmë dhe supozohet se përveç pasagjerëve në aeroplan ka të vdekur edhe nga banorët në karvanet dhe banesat e lëvizshme në park, të cilat janë shkatërruar nga zjarri.

Shkaku i aksidentit sipas raportimeve të mediave amerikane, supozohet të jetë dështimi i motorit të aeroplanit. Siç përcjell tvklan.mk, aeroplani ka rënë pak momente pasi piloti kishte kërkuar ndihmë nga kontrolli i trafikut ajror. Sipas mediave bëhet fjalë për një aeroplan më të vogël, por për momentin nuk dihet se sa pasagjerë ndodheshin në aeroplan dhe as nga është nisur apo në cilin destinacion.

Nuk dihet edne numri i pasagjerëve në aeroplan, por sipas raportimeve ka një numër të madh të të plagosurve në parkun e kampimit./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share