Më shumë se 150,000 domate janë rrëzuar në një autostradë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi një kamion e ka humbur kontrollin.
Korsit e mbushura me domate e kanë shkaktuar përplasjen e shtatë makinave dhe mbyllën pjesën më të madhe të autostradës ndërshtetërore 80, të hënën.
Tre persona kishin lëndime të lehta dhe një i katërt është në spital me një këmbë të thyer, thanë nga Patrulla e Autostradave të Kalifornisë.
Gjatë sezonit të domates, shoferët e kamionëve përdorin autostradën kryesore për të transportuar frutat në të gjithë shtetin.
Domatet thuhet se përfshinin një pjesë deri në 200 metra të autostradës, por pas disa orëve ajo pjesë ishte pastruar dhe u lëshua për qarkullim shkruan BBC.