Rrezikojnë mbytjen në det 3 pushuese nga Maqedonia e Veriut, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Tre pushuese nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyteshin në det në Golem. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e pushuesve të tjerë, rojes bregdetare dhe policëve të Kavajës që bënë të mundur nxjerrjen e tyre nga deti.

48-vjeçarja me iniciale Sh.A. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy pushueset e tjera K.A. 66 vjeçe dhe gruaja e tretë ende e paidentifikuar rreth 60 vjeçe janë në gjendje të rëndë.

Ato ndodhen në Spitalin e Durrësit ku po marrin trajtim mjekësor.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share