Rreth 77 për qind e gjermanëve besojnë se Biden është shumë i vjetër për një mandat të dytë

Një sondazh i realizuar nga Instituti Forsa nën emrin e rrjetve televizive si RTL dhe N-tv, ka treguar se rreth 66% e të anketuarve kanë shprehur shqetësim për një fitore të mundshme të Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Një përqindje e lartë rreth 60% u arrit edhe marsin e vitit kaluar.

Megjithatë, 74% e votuesve të AfD dhe 59% e votuesve të BS thonë se kjo gjë nuk i shqetëson.

Gjithashtu rreth 77% e gjermanëve sipas të dhënave të sondazhit besojnë se presidenti Joe Biden është shumë i vjetër për një mandat të dytë dhe vetëm 20% shprehin mendimin e kundërt.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share