Rreth 30 punëtorë në “Ujësjellës” ankohen nga drejtori (VIDEO)

INXHINJER POR E DËTYROJNË TË BËN ROJE

Rreth 30 punëtor në Ndërrmarjen Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi po ankohen se drejtori Marjan Mitovski po i detyron që të punojnë punë që nuk janë të përfshira në marrëveshjet e tyre të punës.

E për këtë Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që drejtori menjëherë të shkakrohet pasi po bën shkelje të drejtave të punës. Ndërsa paralajmëruan në qoftë se nuk ndërpritet presoni ndaj punëtorëve do të ketë bllokadë dhe gravë në ndërrmarjen.

“Inxhinierët nuk mund të dërgohen të punojnë si roje, as drejtuesit e mjeteve speciale nuk mund të ulen në bazë në vend që të bëjnë punën e tyre vetëm sepse nuk i pëlqen drejtori. Si sindikatë rastet i kemi paraqitur në Inspektoratin Administrativ Shtetëror si dhe në Inspektoratin e Punës. Sipas njoftimeve dhe vendimeve të marra nga atje, qartë tregohet se drejtori Marjan Mitovski punon kundër ligjit dhe po i shkel të drejtat e punëtorëve” – deklaroi Darko Dimovski, lidhja e sindikatave të Maqedonisë.

Ka një muaj që Mitovski është drejtor i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” pasi kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska e shkarkoi Zlatko Perinskin nga VMRO-DPMNE, duke e akuzuar se ka bërë përpjekte të ndikojë në një tender prej miliona dollarësh. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share