Rrëshqitje masive dherash në Torino

Moti i keq në malet e veriut të Italisë shkaktoi rëshqitje masive dherash, duke mbuluar një pjesë të një qyteze pranë Torinos. Veç dëmeve materiale, për fat të mirë kjo situatë nuk solli pasoja në jetë njerëzish.
Ky filmim tregon momentin kur një valë e tërrbuar llumi dhe balte në qytezën Bardonekia pranë Torinos.

Kjo valë u shkaktua nga reshjet e dendura që përfshinë zonën e epërme të luginës alpine të Val di Suzës, që pasi u derdh përmes përrenjëve e duke marrë me vete edhe automjete, mbuloi një pjesë të qytezës së Bardonekias gjatë natës. Pasojat duken qartë në këto pamje.

Për fat të mirë, situata nuk solli pasoja të rënda në jetë njerëzish, përveçse një të plagosur dhe 120 të mbetur të pastrehë. Autoritetet thanë se bëhet fjalë për një rast të rrallë të rëshqitjeve të tokës, që është pasojë e ngrohjes globale pasi reshjet që dikur binin në formë dëbore të dendur në lartësi, tani janë shndërruar në rebeshe shiu.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share