Rrëmbimi i policëve/ Kurti në Kuvend: Forcat serbe lanë gjurmë qëllimisht në vendngjarje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se forcat serbe që rrëmbyen 3 policë të Kosovës një ditë më parë në kufi, kanë lënë qëllimisht gjurmë në vendngjarje.

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Kurti u shpreh se në takimin që ka patur sot me ambasadorët e huaj, shprehu protestën për mosreagimin e KFOR-it, por njëkohësisht kërkoi që të marrë masa.

“Unë kam pasur biseda telefonike edhe mbrëmë me emisarin special amerikan Gabriel Escobar, me ambasadorin amerikan dhe në këtë takim po vij nga një takim i përbashkët me të gjithë ambasadorët, zv/ ambasadorët, shefat e misioneve dhe diplomatët e tjerë të akredituar në Republikën e Kosovës ku gjerë e gjatë ua kemi shpjeguar duke i informuar për ditën e djeshme edhe të sotme dhe tani kur po bëhen 30 orë të rrëmbimit të 3 policëve e ende nuk kemi deklaratën zyrtare shpjeguese të KFOR, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, unë kam shprehur edhe protestën time për këtë heshtje, por edhe kërkesën për reagim urgjent.

 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e këpucëve, e çizmeve që shkojnë në drejtim të Serbisë, të veturave pa targa dhe sidomos të prangave të plastikës të forcave serbe. Ata jo vetëm që kanë kryer rrëmbimin, por njëkohësisht kanë dashur të lënë gjurmët publikisht të këtij rrëmbimi. Bëhet fjalë për një agresion me arrogancë. Nuk janë përpjekur t’i fshehin gjurmët e krimit. Përkundrazi, synimi i tyre ka qenë që të dihet që ata ishin aty në atë kohë”, tha ndër të tjera Albin Kurti. /tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share