Rrëmbimi i 3 policëve, Vuçiq takon ambasadorët e QUINT-it: Ndaloni Kurtin që të nisë një luftë të re në Ballkan

Pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Vetë kreu i shtetit serb ka shpërndarë një foto nga takimi.

“Fola me përfaqësuesit e BE-së dhe vendeve të QUINT-it. U kërkova atyre që të bëjnë çdo gjë që kanë në fuqi dhe të ndalojnë Kurtin që të ndezë një luftë të re në Ballkan”, shkruhej në postimin e Vuçiçit në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Kujtojmë që pjesë e vendeve të QUINT-it janë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania.

Ndërkohë tensionet janë rritur sërish në veri të Kosovës pas rrëmbimit të 3 policëve në kufi me Serbinë. Kryeministri i Kosovës ka hedhur akuza ndaj Beogradit zyrtar dhe e ka konsideruar rastin “agresion”. Ai ka bërë thirrje për lirimin urgjent të policëve si dhe reagimin e KFOR e të ndërkombëtarëve pasi rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share