“Rrëmben njerëz për të rrëmbyer territore dhe rrëmben territore për të rrëmbyer njerëz” – Kurti: Serbia kurrë nuk është ballafaquar me gjenocidet e kryera

Serbia kurrë nuk është balafaquar me gjenocidet e kryera – ka konstatuar në një intervistë për Klan Maqedoni, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Kurti, Serbia vazhdon me “avazin” e vjetër ku “rrëmben njerëz për të rrëmbyer territore dhe rrëmben territore për të rrëmbyer njerëz.”

Kurti tregoi para se Borrell të kërkojë takim, më parë takimin e kishte kërkuar Kurti, por që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së nuk kishte pranuar.

“Mua m’u përgjigj zoti Borrell se nuk mund ta bëjmë këtë javë meqënëse njëherë duhet të de-eskalojë situata në veri. E, pasi që u bë rrëmbimi i policëve tanë, ai tha: le ta bëjmë takimin javën e ardhshme. Unë nuk i jam përgjigjur ende, por besoj se është duke i ndjekur edhe ai lajmet nga Serbia ku gjykata në Kralevë ua cakton paraburgimin nga 30 ditë policëve të rrëmbyer të Kosovës”, tha Kurti për Klan Maqedoni.

Kjo, siç thotë Kurti, ia përkujton kidnapimin e tre marinsave amerikanë nga Serbia në mars të vitit 1999, njejtë siç kishte ndodhur edhe me kidnapimin dhe ekzekutimin e tre vëllezërve Bytyqi në qershor e korrik të vitit 1999./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share