Axha i heroit Afrim Bunjaku, Ganiu, ka thënë se nipi i tij parandiente rrezikun sa herë vishte uniformën për të marrë rrugën drejt veriut dhe vendbanimeve si Banjska.
Gani Bunjaku tregon të ketë qenë një nga njerëzit me të cilin Afrimi ndante plot momente nga përditshmëria e tij.
“Çdo herë në prezencë të fëmijëve… çdo herë ka thënë ‘që s’e kuptojnë që çdo herë përshëndetna për të fundit herë kur nisna për atë drejtim’. Mua më kanë thënë dhe i kam thënë mos të diktojnë fëmijët. Ajo është puna jote”, ka thënë Ganiu Bunjaku për emisionin “Mat” në Klan Kosova.
“Kur u furnizua me armë të gjata, kah vjen, e kish pas marrë dhe ish gëzu shumë. Thojke ta pagujmë veten. Me një pistoletë s’mujm me ba kurgja, a ky rrok gjon. Sytë i keshnin që ia kishin dhënë armën. Çdo herë ka thënë se ‘nuk besoj që shkoj gjakhumbur’. Dhe shokët ia kanë marrë hakun aty për aty”, ka rrëfyer ai.