Rrëfehet nëna e Rita Orës për kancerin: periudhë mjaft e vështirë, i kam pasë fëmijët e vegjël

Në muajin për vetëdijësimin e trajtimit të kancerit të gjirit, psikiatria Vera Ora, në emisionin “Kallxo Përnime” rrëfeu për kohën kur e kishte kuptuar që ishte prekur nga kjo sëmundje.

Ajo tregoi që sëmundja e kancerit të gjirit e preku në moshën 39-vjeçare, dhe që për të ishte një periudhë mjaft e vështirë.

“Në atë kohë i kam pasur fëmijët e vegjël edhe s’kam punu, jam marrë me sëmundjen, me terapinë e cila ka qenë mjaft e gjatë e mjaft e mundimshme, e unë si femër kam qenë mjaft e prekur në shumë aspekte.

Vera tregon që në atë kohë, rreth vitit 2006, kanceri nuk ka qenë shumë i përhapur te femrat më të reja, e që ajo nuk kishte ndonjë shenjë që kishte kancer, e për këtë, doktorët nuk i rekomanduan që ajo të bënte mamogram.

“Thashë diçka nuk është në rregull dhe më tha doktori je e re, nuk ke ndonjë shenjë të kancerit, nuk ndodh te moshat kaq të reja. Edhe i thashë e dua një mamogram. Pasi e bëra më thirrën urgjentisht dhe mjeku u ndi shumë keq, sepse thoshte që s’të kam ekzaminuar siç duhet. E unë në ato momente isha në një kaos mendor, nuk ia vura veshin dhe aty filloi ajo rutina, diagnoztikimi, tretmani, operimi, terapia”, rrëfen ajo.

“Kam kërku të kem terapi nga psikologu, kam qajtë, jam ndi shumë e zhgënjyme me faktin që ka ndodhë, por, tu i pasë edhe fëmijët e disha që duhet me u tregu që nuk bën me u dorëzu për shumçka” – shton Vera Ora.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share