Një rast i torturës ndaj kafshëve është regjistruar nga policia e Dibrës, ku në një fshat të Qendër Zhupës një 67 vjeçar ka goditur lopën e bashkëvendasit të tij. Lopa nga goditjet e rënda, siç thuhet, ka ngordhur dhe për këtë arsye, siç përcjell tvklan.mk, ndaj 67 vjeçarit është ngritur kallëzim penal.
“Njësia për Punë të Brendshme në Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër V.J (67) nga fshati Pralenik, komuna Qendër Zhupë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale ‘torturim i kafshëve’. Më datë 23.12.2023, në mënyrë të përsëritur ka goditur me send të fortë në kokë një kafshë shtëpiake – lopë në pronësi të S.H nga fshati Pralenik, e cila më vonë ngordhi”, thuhet në njoftimin e MPB-së./tvklan.mk