Zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë dje (20.11.2024) në hapësirat e Komunës së Tetovës, kanë mbajtur takim me përfaqësues nga Drejtoria për Veprimtari Publike dhe Drejtoria e Arsimit të komunës, si dhe drejtorë, mësimdhënës dhe psikologë nga disa shkolla fillore në rajonin e Tetovës.
Siç thonë nga SPB Tetovë, në këtë takim është biseduar për veprime për parandalimin e delikuencës dhe krimit të të miturve, gjegjësisht për marrjen e masave të duhura në drejtim të parandalimit të dhunës së bashkëmoshatarëve, veshjes, objekte të paligjshme si armë të ftohta apo substanca psikotrope dhe droga ilegale, si dhe përdorimi i papërshtatshëm i rrjeteve sociale, që më pas rezulton me dhunë.