Rrahje mes dy grupeve të rinjsh në Kllokot, tetë persona të arrestuar

Një rrahje mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur mbrëmë në Kllokot, ku janë arrestuar tetë persona. Policia ka bërë me dije se si pasojë e rrahjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Një polic, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ndërhyri për të qetësuar situatën, gjithashtu ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rrahja ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme. Tetë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi se rrahja erdhi pas një mosmarrëveshjeje në trafik. Sipas tij, disa persona me dy vetura u ndalën para një supermarketi në Kllokot dhe u përleshën fizikisht. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share