Rrahje masive në Qendrën e Urgjencës në Shkup, Prokuroria nisi hetim

Prokuroria themelore publike Shkup ka marrë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër pesë personave, të cilët dyshiohen se dje, para Qendrës emergjente poranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë”, të dyshuarit në grupin e kanë rrezikuar sigurinë dhe kanë kryer dhunë të ashpër ndaj një personi, infromojnë nga PTHRMV.

Policia dje informoi se ka arrestuar dhjetë persona, mes të cilëve tre minorenë, për shkak të rrahjes mes raporteve të prishura ndërfqinjësore, e cila është shkaktuar në rajonin e Karposhit, e pastaj ka vazhduar edhe në Qendrën urgjente në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”.

“Pas një konfrontimi fizik të mëhershëm mes anëtarëve të dy familjeve në Zllokuçan, viktima dhe familja e tij ishin në pritje të ndihmës mjekësore për djalin e tij në Qendrën emergjente. Të dyshuarit kanë mbërritur edhe në oborrin e klinikës. Ata e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me shqelma dhe grushte në kokë dhe trup, por edhe me shufra metalike, shkopinj druri dhe sende të tjera. Me goditjet i kanë shkaktuar lëndime të rënda fizike – thyerje të kockës së hundës dhe brinjëve, si dhe kanë shkaktuar ndjenjë rreziku, pasigurie dhe frikë tek pjesa tjetër e të pranishmëve”, thuhet në njoftimin e PTHRMV.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të pesë të dyshuarit, për shkak se ekziston rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit mbi dëshmitarët dhe viktimat, por edhe ta përsërisin krimin. Ata dyshohet se së bashku kanë kryer veprën “dhunë” nga neni 386 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit penal.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share