Rrahja e nxënësit në Bogovinë/ Policia ndalon arsimtarin – Dy versione për ngjarjen!

RRAHJA E NXËNËSIT NË BOGOVINË

@klanmacedonia

Videoja virale: Mësuesi sot merret në pyetje nga policia!

♬ original sound – KlanMacedonia

Kjo është videoja që është bërë virale nëpër rrjetet sociale, për të cilën u raportua se një mësues nga Bogovina ka shkaktuar dhunë fizike ndaj një nxënësi me pengesa në zhvillim.

Gjurmëve të lajmit, Klan Maqedoni qëndroi në Bogovinë. Nga dëshmitarë të ndryshëm rreth rastit qarkullojnë dy versione.

I pari se topi ka kaluar në oborrin e mësuesit dhe ka nis zënka, kurse I dyti se nxënësi-viktimë ka rahur të birin e mësuesit.

Pa marrë parasysh zërat për këtë rast, drejtuesit e Shkollës Fillore “Abdyl Frashëri” të Bogovinës kishin nisur të mobilizohen.

Drejtori me keqardhje thotë se nëpër shumë media po jepen informacione të paverifikuara. Ai ka biseduar me Inspektoratin e Arsimit, është konsultuar me stafin pedagogjik brenda shkollës por edhe ka thirrur mbledhje me Këshillin e Arsimtarëve, nga ku janë miratuar disa konkluzione.

“Rasti në fjalë nuk ka ndodhur në oborrin e shkollës. Rasti në fjalë, në bazë të asaj që ka deklaruar me deklaratë me shkrim arsimtari në fjalë, ka ndodh ditën e mërkurë pas orarit të punës së mësimit. Do të thotë orari ka përfunduar rreth orës 17.00, ai deklaron se ka ndodh pas orarit të mësimit. Në bazë të deklaratës së arsimtarit, rasti ka ndodh në oborrin e shtëpisë së tij, e jo në oborrin e shkollës”, tha Asani.

Për këtë rast janë prononcuar edhe nga Policia e Tetovës, kurse poashtu edhe Prokuroria ka hapur lëndë.

“Më datë 08.06.2024 në orën 20.30 pjesëtarë të policisë nga Departamenti i Policisë Kamjan, në Bogovinë të Tetovës kanë privuar nga liria personin S.A. (42) pas një raportimi të mëparshëm nga personi A. A (45) i njëjti fshat, se më datë 05.06.2024 në oborrin e shkollës në fshat, kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Ai është mbajtë në stacionin policor dhe pasi të dokumentohet rasti kundër tij, do të ndiqet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë..

Familjarët e arsimitarit nuk kanë dashur të prononcohen për Klan Maqedoni. Kanë bërë me dije se deklarata do të japin vetëm në prani të avokatit duke vlerësuar se mund të keqinterpretohen deklaratat e tyre.

Epilogu I rastit pritet të zbardhet ditëve në vijim pasi të publikohet raporti I Inspektoratit të Arsimit./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share